Mbrëmja e kaluar argëtoi pa masë të gjitha vajzat. “Pyjama Party” e përgatitur nga Vëllai i Madh bëri bashkë edhe “rivalet” në lojë.
Debatet, hatërmbetjet, keqkuptimet e zënkat u harruan totalisht gjatë gjithë mbrëmjes.
Pasi dolën nga dhoma e posaçme e “Pyjama Party”, vajzat nisën të kërcenin edhe në shtëpi.
Argëtimi nisi fillimisht te dhoma e garderobës me valle, e më pas ato u zhvendosën në verandë aty ku ishin djemtë.
Të përqafuara me njëra-tjetrën, vajzat kënduan këngën e Luizit “Me ty”, të cilën ai ia ka dedikuar Kiarës.
Teksa vajzat këndonin, sytë e Luizit ishin te Kiara. Kjo e fundit pas performancës, i dha atij një puthje në buzë.
“O kukullat e Big Brother-it, o yjet e Big Brother-it, o princeshat. Nuk ju nominoj për nder të familjes, dy javë keni prej meje imunitet. Mbajeni mend, data 6 sot deri më 20”, u thotë ndërkohë Luizi vajzave.
Diskutime rreth kësaj post