Këngëtari Ardit Çuni feston sot ditëlindjen e 25-të, rast që i ka bërë vajzat e “Për’puthen” të shkelin ligjet dhe të sfidojnë Policinë e Shtetit.
Duke injoruar vendimin e marrë nga qeveria për ndalimin e qarkullimit pas orës 20:30, vajzat janë bërë pjesë e festës së ditëlindjes së këngëtarit.
Melisa, Ana dhe Tea kanë publikuar pamjet nga festa në orare që përkojnë me kohën kur duhet të ishin të mbyllura në banesë si të gjithë qytetarët e tjerë që janë ‘kufizuar’ nga pandemia. Kjo është hera e dytë që ato shkelin rregullat e vendosura gjatë pandeminë, pasi herën e parë organizuan një festë surprizë për ditëlindjen e Melisës, ku edhe i shpëtuan paq gjobës.
Diskutime rreth kësaj post