“Shumicat e gocave në Shqipëri janë të bëra!” Kështu është shprehur make-up artisti, Dario Doka, në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Teksa ishin duke folur për trendet dhe standardet e bukurisë, ky i fundit tha se ka vajza që bëjnë ndërhyrje, por mbajnë natyralitetin e tyre. I gjithë problemi sipas tij, qëndron tek ekzagjërimi.
Dario Doka: Siç e dimë, shumica e gocave në Shqipëri, nuk është edhe njëherë paragjykim, janë të bëra dhe natyrale, dhe thonë: “Unë jam bio”. Por, shumica e gocave në Shqipëri janë të bëra. Me hundë, me buzë…
Rudina Magjistari: Deklaratë shumë e fortë kjo, shumicat janë të bëra?
Dario Doka: Unë jam edhe kundër, edhe pro. Unë jam pro jo ekzagjerimit. Pra, në qoftë se ti ke defekte të vogla mund t’i rregullosh, por prapë të dukesh ajo që ke qenë para disa vitesh.
Rudina Magjistari: Po, por e kisha fjalën për atë që the, që shumica e vajzave janë të bëra. Je i sigurt, se më duket e frikshme.
Dario Doka: Shumicat janë të bëra, por janë natyrale. Janë aq natyrale, pra dhe hundën e kanë bërë…
Rudina Magjistari: Nëse janë bërë natyrale është okej. Është shumë mirë.
Dario Doka: Po, por këto që bëhen “too much”, me hundën si Michael Jackson i them unë, e bëjnë hundën 3 herë, se nuk i pëlqen ajo hunda dhe i del hunda aq e vogël saqë nuk mund ta bëjnë më, sepse nuk kanë më kockë. Edhe buza na, edhe mjekrën e fusin… domethënë, bëhen pak si meshkuj në thonjëza. Nuk e di, është e tmerrshme.
Rudina Magjistari: Dhe këto lloj ndërhyrjesh le të themi, nuk kanë kthim mbrapa. Këto janë të vështira për t’u rikthyer mbrapa.
Dario Doka:” Nuk kanë më kthim mbrapa, por këtyre nuk iu mbushet mendja. Vazhdojnë dhe bëjnë sepse janë të pakënaqura me veten e tyre. ” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post