Situata ku Romeo i hidhte ujë Erjolës u komentua gjatë në Prime-n e djeshëm të Big Brother VIP.
Gjesti i Romeos u komentua nga Erjola dhe Ledioni si gjest shumë seksual, dhe nuk duhet të përsëritet më.
Gjatë prime-t, Ledioni përmendi edhe veshjet e Erjolës, ku tha se padrejtësisht, ajo komentohet negativisht, duke nxitur të gjitha vajzat shqiptare të vishen si të duan, pa u ndjerë të paragjykuara.
Mirëpo këtë deklaratë të Ledionit, duket se nuk e ka pritur mirë ish-finalistja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.
Ajo ka ri-shpërndarë një postim në InstaStory ku thuhet:
“Vishuni si te doni vajza… Jo mo joo Nuk ekziston kjo. Vajza vishuni sipas vendit dhe normave. Pike! Kurre skam qene dakort me këto opinione demek “moderne”
Veshja juaj eshte respekti qe keni ju per veten fillimisht, me pas ajo cfare kerkoni dhe prisni nga te tjeret.
Në zyren time, nuk lejoj nje vajze te me vije e veshur si për plazh… jo se paragjykoj, por eshte mungese respekti ndaj vendit ku po hyn (zyres/institucionit) dhe ndaj meje.
Vishuni duke ju pershtatur vendit dhe kultures së komunitetit PIKË”.
Diskutime rreth kësaj post