Teknikat për depilim e fytyrës për femrat janë të shumta, duke filluar nga strishat, lehtësisht të gjendshme në çdo dyqan me kozmetike, ose me anë të dyllit profesional.
Por për disa fytyra, përdorimi i dyllit krijon puçrra dhe irritim të lëkurës.
Gjithashtu, kjo është një mënyrë e dhimbshme dhe nxehtësia e dyllit, mund të djeg lëkurën.
Por ka dhe nga ato femra që zgjedhin të përdorin piskatoren, laser, elektrolizën apo dhe rruajtje.
Sot ne do sjellim mënyrën efekase të depilimit me pe të vetullave, buzës së sipërme dhe pushit të fytyrës.
Estetja krijon një lidhje dyfishe të fijes së pambukut, duke krijuar një spirale mes gishtave.
Më pas ajo kalon fijen mbi lëkurë dhe kapën qimet që nga rrënjët.
Kjo lloj teknike mund të mësohet edhe vetë në internet.
Diskutime rreth kësaj post