Zhveshja në videot live që kanë nisur si një risi e kohëve të fundit në rrjetet sociale, ka filluar të kthehet në një fenomen shqetësues në vendin tonë.
Fjalor i pacensusuar, ekspozim i tepruar i pjesëve të trupit dhe me kuptimin e pjesshëm të shprehjes, Instagrami është kthyer në një mjet “prostitucioni online”.
Video të tilla ndodhin në faqet e ndjekura nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, ku një grup komentuesin vëzhgojnë femra duke u zhveshur dhe duke e kthyer ekranin e telefonit në një faqe pornoje live.
Alarmant është fakti se ndodhi të tilla ku situata degjeneron, ndodhin pothuajse çdo natë në disa nga faqet me më shumë ndjekës në rrjetin social.
Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një vajzë e cila duket mjaft e njomë në moshë, ka vendosur të ekspozojë trupin në një grup djemsh e vajzash të cilët e kanë mbuluar në sharje.
Ajo ka nisur të reklamojë vithet dhe pjesët intime duke u bërë gati të heqë live mbathjet për ndjekësit të cilët shpërthyen në një fjalor aspak të përshtatshëm, duke marrë parasysh moshën e ndjekësve të videon live.
Diskutime rreth kësaj post