Një nënë ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj minorene.
38-vjeçarja me iniciale M.T., banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka thënë para uniformave blu se vajza me inicialet E.T. ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.
“Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia. Kam frikë për të, është e vogël. Madje më kanë thënë që punon në një disko”, ka rrëfyer mes lotësh nëna e vajzës.
Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës së mitur.
Diskutime rreth kësaj post