Në njërin nga autobusët e Trafikut Urban të linjës 4, në natën e 20 qershorit, pastruesi i autobusit e gjeti një çantë të vogël, por që kishte vlerë fort të madhe. Pastruesi pas gjetjes, mjetin e ktheu në bazë, derisa pak minuta më pas aty u paraqit edhe qytetarja që në autobus i la hiç më pak se 13 mijë euro.
Me këtë shumë, vajza kishte treguar se e pati plan të blejë një banesë.
Gjithsesi, ky akt i lartë human dhe qytetar i punëtorit të pastrimit u vlerësua fort nga menaxherët, që thanë se punëtorit do t’i japin edhe mirënjohje.
Drejtori i Operativës në Trafikun Urban, Mentor Isufi, tha për KlanKosova se deri më tani kjo është vlera më e madhe monetare që dikush e ka harruar në autobus.
E ajo çka udhëtarët më së shumti harrojnë nëpër autobusë janë qese me gjëra ushqimore, çadra, mjete identifikuese, por edhe telefona dhe para në shuma më të vogla.
Diskutime rreth kësaj post