Në seancën plenare të ditës së sotme, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj Ymer Lalës. Ishte deputetja, vajza e Ymer Lalës që i ka kthyer përgjigje të menjëhershme kryetarit të Partisë Demokratike.
“Me dashurinë për babain tim dhe krenarinë që kam se jam vajza e tij, një ditë do të tregoj sa herë ke kërkuar për të bashkëpunuar me babain tim. Do i them me data dhe me emra. Por këto një ditë tjetër”, u shpreh deputetja e Dibrës.
Pak me parë Basha tha: Siç ju thamë prej ditës së parë, e morët me pazaret që keni bërë me krimin dhe kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka si të bëhet vonë për shqiptarët e thjeshtë. Kur e lidh fatin me Ymer Lalën nuk të çahet koka për dibranët e thjeshtë. Kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë as për pensionistët dhe as banorët e Tiranës dhe as të Astirit apo ato bulevardit të ri. Është fare e qartë çfarë ka ndodhur nëse mendoni se mund ta shtyjmë kështu është gabim.
Diskutime rreth kësaj post