Si rrallë herë Luizi ka folur ditën e djeshme në një bisedë me Dea Mishel për jetën e tij personale. Fenomeni i këtij BBV2 ka treguar se është zhgënjyer më herët nga dikush që e kishte tradhtuar.
Ndër të tjera Luizi është shprehur se ish-partnerja e tij ka qenë e lidhur gjatë kohës që këta të dy frekuentoheshin dhe dilnin bashkë.
Pjesë nga biseda:
Zhgënjimi më i madh që keni pësuar nga një marrëdhënie?
Luizi: Kur mora vesh që kishte një tjetër. Jo kishte ajo një tjetër gjatë kohës që u lidh me mua. Unë e mora vesh rastësisht…
Dea Mishel: Edhe ca bëre?
Luizi: Asgjë, e lash
Dea Mishel: Po ai e mori vesh?
Luizi: Po moj?
Dea Mishel: A pati ndonjë ballafaqim?
Luiz: Jo moj asgjë, as telefon asgjë. Ata u martuan vazhdon besimi i verbër, s’ke ça ti bësh. Dikush e fal, dikush nuk e fal.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë krijuar një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”. Madje ata tani bisedojnë herë pas here edhe për gjërat që do i presin jashtë.
Në diskutimin e tyre të fundit, me shumë mundësi do ta gjejnë veten shumë prej jush. Moderatorja dhe këngëtari, tashmë si një çift, folën për ndarjen e fjalëkalimeve dhe kontrollimin e telefonit nga partneri.
Ishte Kiara ajo që u shpreh kategorikisht kundër faktit që partneri i saj, në këtë rast Luizi, duhet të kontrollojë telefonin apo bisedat e saj. Nga ana tjetër, Luizi po e ngacmonte me pyetje moderatoren.
Diskutime rreth kësaj post