Gazetari i njohur i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, e ka udhëtimin nëpër botë një ndër pasionet e tij më të mëdha.
Vazhdimisht ai ndan me ndjekësit në Instagram momente nga udhëtimet e shumta, duke treguar secilën eksperiencë të tij të dokumentuar me foto.
Të shumta janë rastet kur Blendi udhëton me vajzën e tij të madhe, Mishel, me të cilën është tepër i lidhur.
Madje kjo e fundit, qenka një kritike e fortë e fotove të të atit, të cilit nuk ia kursen aspak komentet.
Nën njërën prej pozave të gazetarit të shkrepur në Londër, Mishel i ka bërë komentin epik, duke i treguar se nuk i pëlqen aspak foto.
“ǒështë kjo e qeshme me zor”- i shkruan e bija, ndërsa Blendi nuk i ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë se përveç vajzës së madhe, gazetari ka edhe një vogëlushe të quajtur Alis, me të cilën kalon një pjesë të mirë të ditës së tij.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post