Vaji i ullirit ka mbushur rrugët, por teksa tregu vendas është i tejngopur, askush nuk e blen më, teksa nuk kanë asnjë mundësi të shesin prodhimin e këtij viti, fermerët e Belshit gjatë fundjavës dalin në rrugë me shpresën se turistë të mundshëm do ta blejnë atë.
“Me 4 mijë lekë, me 3.5, me sa ta marrim”.
“Një litër vaji luledielli është 5 mijë lekë, vaji ullirit është 4 mijë lekë, skandaloze!”
“Malli ynë endet rrugëve, sikurse e shikoni radhë, fabrika do paguar, plus shpenzimet e tjera.
Nga halli kemi dalë në rrugë për të shitur ndonjë kile të paguajmë fabrikën”, shprehen fermerët.
Të gjitha shpresat këta fermerë i kishin tek prodhimi i mbarë i këtij viti, por u zhgënjyen, jo vetëm nga çmimi, por edhe mungesa e tregut.
Asnjë politikë nuk është ndjekur për të favorizuar fermerët të cilët kanë investuar në qindra hektarë të mbjella me ullinj, duke u dhënë një pamje fantastike kodrave të Dumresë ku nuk të zë syri asnjë centimetër djerrë.
Diskutime rreth kësaj post