Prindërit e një vajze gjashtëvjeçare nga Birmingham po e trajtojnë sëmundjen e padiagnostifikuar të trurit të saj me vaj kanabisi.
Jayla Agbonlahor, mbesa e futbollistit të Aston Villa, Gabby Agbonlahor, u dërgua në spital kur i kishte bërë vetëm pak ditë jetë, pasi që kishte reshtur së marri frymë.
Fillimisht, mjekët dyshonin për epilepsi, sidoqoftë, pas pesë muajsh në kujdes spitalor, ata identifikuan që problemi gjendej në trurin e saj, raporton Sunday Mercury.
Sëmundja e saj bënte që ajo të vuante nga sulme dhe pastaj të kishte probleme edhe me të folur, në ecje, në të ngrënë e në të pirë.
Ndërsa prindërit e saj, pas një sërë hulumtimesh mbi dobitë e vajit të kanabisit, filluan ta trajtojnë fëmijën e tyre me të, dhe brenda javësh Jayla kishte filluar të ketë më pak sulme, dhe madje kishte filluar të hajë normalisht e madje edhe të buzëqeshë.
Jayla is having an operation today can you all please keep her in your prayers today ❤️ pic.twitter.com/qfxQQzg6aR
— Jayla’s Wish (@jaylaswish) September 18, 2017
Diskutime rreth kësaj post