Dy anije të tjera me grurë dhe vaj luledielli kanë lundruar nga porti ukrainas i Hornomorsk, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, duke e çuar në 27 numrin total të anijeve që janë nisur nga portet ukrainase të Detit të Zi pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB.
Zumrut Ana dhe MV Ocean S, të cilat u lejuan për të lundruar sot, po transportojnë përkatësisht 6,300 ton vaj luledielli dhe 25,000 ton grurë, sipas qendrës së përbashkët koordinuese të krijuar nga Rusia, Ukraina dhe Turqia në bashkëpunim me OKB-në me seli në Stamboll.
Gjithashtu, autoritetet portuale ukrainase treguan sot se produktet bujqësore po ngarkohen edhe në shtatë anije të tjera, të cilat do të transportojnë 66 500 tonë drithë, misër dhe vaj luledielli.
Sipas të njëjtit burim, këto produkte do të dërgohen në Francë, Sudan, Turqi dhe Holandë, raporton abcnews.al
Eksportet e drithërave nga Ukraina ishin ndalur pas pushtimit rus të vendit dhe mbylljes së porteve të Detit të Zi, veprim si rezultat i të cilit çmimet e ushqimeve u rritën në mbarë botën dhe krijoi shqetësim për mundësinë e mungesave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje në fund të korrikut që do t’i lejonte Ukrainës të rifillonte eksportin e grurit përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.
Nga ana e tij, ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha dje të premten se dhjetë anije të tjera mallrash po ngarkohen me grurë në portet e Detit të Zi dhe po përgatiten të lundrojnë.
Kubrakov shpjegoi se tashmë 25 anije kanë lundruar nga tre porte të Ukrainës duke transportuar 630,000 ton produkte bujqësore.
Diskutime rreth kësaj post