Ushtria e Zimbabve ka marrë kontrollin e televizionin ndërkombëtar dhe ka lexuar një deklaratë të drejtpërdrejtë ku njoftonte se ka ndërmarrë veprime për të ndaluar “politikanët e lidhur me kriminelët”.
Ushtria pretendoi se kjo nuk ishte “një marrje ushtarake e qeverisë” dhe se presidenti Robert Mugabe ishte i sigurt, por megjithatë ende nuk dihet fati i tij.
Armë zjarri dhe artileri të rënda u dëgjuan në rrethinat veriore të kryeqytetit të Harares, mëngjesin e të mërkurës.
I dërguari i Zimbabve në Afrikën e Jugut, Isaac Moyo, hodhi poshtë akuzat për një grusht shteti, duke thënë se qeveria ishte “e paprekur”.
Deklarata e lexuar nga gjenerali Gen Sibusiso Moyo erdhi disa orë pasi ushtarët zbarkuan në selinë e televizionit të ZBC-së.
“Dëshirojmë ta sigurojmë popullin se presidenti … dhe familja e tij janë të sigurta dhe shëndoshë e mirë”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post