Avionët ndriçuan qiellin e Kinës veriore të premten, ndërsa 10,000 trupa ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit dhe ato ruse përfunduan një javë stërvitje të përbashkët ushtarake- të cilësuara si një hap për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Stërvitjet e përbashkëta –të parat e këtij lloji përdorën një sistem të përbashkët komandimi dhe kontrolli, me trupat ruse të integruar në formacionet kineze, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës. Stërvitjet i dhanë një mundësi të dyja palëve të testonin armë të reja dhe gjithashtu trupat ruse përdorën për herë të parë pajisje të prodhuara nga Kina, përfshirë automjetet e blinduara të sulmit.
Stërvitjet e përbashkëta, të cilat kishin për qëllim pjesërisht të rrisin aftësitë mbrojtëse kundër antiterrorizmit, vijnë ndërsa situata e sigurisë në Afganistan vazhdon të përkeqësohet mes kolapsit të qeverisë së mbështetur nga SHBA-ja në Kabul, raporton abcnews.
Por analistët në Perëndim dhe në Rusi kanë vënë në dyshim vlerën e vërtetë ushtarake të stërvitjeve, duke sugjeruar që Pekini dhe Moska ka të ngjarë të kenë objektiva të ndryshëm, nga propaganda në ato ekonomike.
Duke folur për CNN, Peter Layton, një anëtar në Institutin Griffith Asia në Australi, i cilësoi stërvitjet si teatër për mediat. Stërvitjet e quajtura Zapad Interaction-2021 në rusisht ose Xibu Unity-2021 në gjuhën kineze dominuan mediat shtetërore kineze javën e kaluar, me përshkrime, foto dhe video të shumta nga aktivitetet në Kinën veriore.
Layton tha se stërvitjet dukeshin shumë koreografike.
“Loja e lirë është ajo që përmirëson aftësitë ushtarake, jo ngjarje koreagrafije të shfaqjes ajrore,” – tha Layton.
Bashkëpunim rajonal
Gjatë javëve të fundit, titujt e mediave perëndimorë janë mbushur me histori të bashkëpunimit ushtarak midis kombeve aleate të SHBA-së në Paqësor, duke përfshirë një grup të udhëhequr nga Britania e Madhe në Detin e Kinës Jugore dhe stërvitje intensive në Australi që përfshijnë njësi amerikane, japoneze dhe koreano-jugore.
Por, ndërsa Pekini nuk ka numrin e aleatëve dhe partnerëve që ka Uashingtoni, stërvitjet i ofruan Kinës-së një mundësi për të demonstruar aftësinë e saj për të bashkëpunuar në mënyrë koherente me një partner rajonal.
Sidoqoftë, ndërsa të dyja palët kanë deklaruar se me cilat vende kanë marrëdhënie më të ngushta, një aleancë luftarake Rusi-Kinë nuk duket të jetë në letër, tha Alexander Gabuev, kryetar i Programit rus në Azi-Paqësorin në Carnegie Endowment në Moskë.
Një aleancë formale do të kufizonte autonominë e secilës palë, të cilën të dy e vlerësojnë shumë, tha ai. Kina nuk ka pse të ndihet e detyruar për t’u përfshirë në Krime, ndërsa Rusia nuk ka interes të vërtetë për Tajvanin ose Detin e Kinës Jugore, tha Gabuev.
Në planin afatgjatë, motivet e Rusisë për rritjen e bashkëpunimit mund të jenë më shumë monetare sesa ushtarake. Gabuev tha se Rusia ka një “dritare të hapur” për t’i shitur më shumë armë Kinës, e cila, pavarësisht modernizimit të shpejtë ushtarak, ka ende nevojë për teknologjinë ruse.
Dhe në stërvitjen e përbashkët me forcat ruse, Kina po ‘blen’ diçka tjetër, thekson Gabuev, përvojë në fushën e betejës. Për shembull, ushtria ruse është testuar në Siri dhe Krime gjatë viteve të fundit. Përvojën e saj, Rusia mund ta ndajë me Kinën gjatë stërvitjeve të përbashkëta, raporton abcnews.al
Hera e fundit që Kina u përfshi në një luftë ishte gjatë një konflikti kufitar me Vietnamin në 1979.
Pajisje të reja
Ndërsa stërvitja filloi të hënën e kaluar, mediat shtetërore kineze nxorën në pah imazhet e J-20, hera e parë që avionët e vjetër dhjetëvjeçarë të Forcave Ajrore PLA, janë angazhuar në stërvitje të tilla të përbashkëta.
Global Times tha se pjesëmarrja e J-20 në stërvitjet e përbashkëta ilustroi rritjen e bashkëpunimit ushtarak Kinë-Rusi përballë sfidave të sigurisë në Azi, si dhe “kërcënimet e drejtpërdrejta nga SHBA dhe aleatët e saj”.
Raporti nuk specifikoi natyrën e atyre kërcënimeve të supozuara, por pjesëmarrja e J-20 në stërvitjet Kinë-Rusi vjen vetëm disa javë pasi Forcat Ajrore të SHBA-së realizuan shfaqjen më të madhe ndonjëherë të fuqisë luftarake në Azi, duke dërguar më shumë se dy duzina avionë F-22 Raptor në një stërvitje në ishujt e Paqësorit Guam dhe Tinian.
Kur J-20 fluturoi për herë të parë një dekadë më parë, Kina e përdori si kundërpërgjigje për F-22 dhe F-35 amerikanë, avionët kryesorë që janë përdorur për operacione të fshehta në botë. Dhe pasi Kina e përdori për luftime në 2018, eksperti ushtarak kinez Song Zongping, tha se J-20 “do të angazhohej me rivalët në të ardhmen që guxojnë të provokojnë Kinën në fushën ajrore”
Ndërsa J-20 mund të jenë shfaqur javën e kaluar, ata nuk do të jenë ndër kontigjentët e avionëve luftarakë që Kina do të dërgojë në Stërvitjen Ndërkombëtare të Ushtrisë 2021 në Rusi, të planifikuara me 22 gusht.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se forcat e PLA në ato lojëra përfshijnë avionë luftarakë J-10B, avionë luftarakë J-16 dhe avionë i Y-20, të cilët do të kenë debutimin e tyre jashtë Kinës.
Sipas një raporti të Global Times bombarduesit H-6K do të jenë gjithashtu në flotën e 11 avionëve të Kinës. Duke ilustruar pikën e Gabuev në lidhje me përvojën e vërtetë luftarake, në raportin e Global Times, theksohet se përfshirja e tyre në stërvitje do të lejojë trupat kineze të kryejnë shkëmbime me ushtritë e tjera që “kanë pasur përvojë në luftime të vërteta, për të përmirësuar më tej aftësitë e tyre” për të luftuar në një luftë të vërtetë“.
Diskutime rreth kësaj post