Trupat izraelite do të avancojnë kudo ku gjendet Hamasi, përfshirë pjesën jugore të Rripit të Gazës. Kështu u shpreh një zëdhënës i ushtrisë izraelite, shkruan CNN.
“Kjo do të ndodhë ku dhe kur do të jetë e përshtatshme për IDF-në dhe kur kushtet janë optimale,” tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.
Të paktën 372 ushtarë të IDF janë vrarë që nga 7 tetori, tha Hagari. Numri i të vdekurve nuk ka ndryshuar nga e enjtja.
Diskutime rreth kësaj post