Ekstraktet nga farat e rrushit të zi janë ilaçet kryesore në Evropë. Përmbajnë antioksidues natyralë që e mbrojnë trupin nga molekulat jostabile dhe nga efekti i radikalëve të lirë. Ekstraktet luajnë rol në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
SI NDIKOJNË
Dërgojnë efekt të fortë dhe pozitiv në qelizat e gjakut. Pos ujit, ekstraktet përmbajnë edhe substanca aktive, që janë të tretshme në yndyrë, prandaj organizmi funksionon dhe qelizat mbrohen. Po ashtu e mbrojnë edhe trurin nga radikalët e lirë.
DOBITË KRYESORE TË EKSTRAKTEVE:
Farat e rrushit ndikojnë fuqishëm në enët e gjakut dhe pakësojnë rrezikun nga sulmi në zemër dhe ai në tru; Forcojnë kapilarët dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në këmbë dhe duar. Shumë terapeutë besojnë se janë të dobishëm në funksionimin e qelizave të dëmtuara dhe enëve të dëmtuara të gjakut dhe te sëmundjet si diabeti, venat e zgjeruara, e nganjëherë edhe te ngërçet në këmbë. Ekstraktet po ashtu ndikojnë në gjakrrjedhjen në sy. Studimet po ashtu kanë treguar se pas përdorimit të 300 mg të këtyre ekstrakteve për më gjatë se 60 ditë, tendosja e syve zvogëlohet. Ekspertët sugjerojnë këto ekstrakte në shërimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. Njihet për efektin kundër kancerit.
Diskutime rreth kësaj post