Ngrirja është një mënyrë shumë e lehtë për të ruajtur ushqimin, për të pasur gjithmonë diçka për të gatuar në shtëpi, por edhe për të kursyer para. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për t’u futur në frigorifer. Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i vendosni në ngrirje.
Perimet dhe frutat e pasura me ujë
Pjepri, shalqiri, domatja, kastraveci… Të gjitha këto janë shumë të pasura me ujë dhe nuk duhen futur në ngrirje. Ato humbasin strukturën dhe shijen e tyre. Nëse keni fruta dhe perime që nuk doni t’i hidhni, mund të bëni një smoothie apo qoftë dhe një reçel të shëndetshëm.
Patatet
Patatet, ashtu si rrepkat, nuk duhen futur në ngrirje sepse humbasin lëndët ushqyese dhe ndryshon strukturën e tyre. Mënyra më e mirë për të ruajtur patatet është t’i ruani në një dollap të errët larg burimeve të nxehtësisë.
Majonezë dhe krem pastiçerie
Majoneza që keni bërë duhet të konsumohet brenda pak ditësh nga frigoriferi. Nëse e vendosni në ngrirje, do të humbasë cilësinë dhe shijen dhe nuk do të hahet. E njëjta gjë vlen edhe për kremrat e ëmbëlsirave.
Djathëra
Gjiza, ricotta, djathi i dhisë dhe djathërat e butë, si mocarela, definitivisht nuk mund të ngrihen. Për shkak se ato përmbajnë shumë ujë, temperatura e ulët do të ndryshojë strukturën dhe shijen e tyre dhe ato fjalë për fjalë do të jenë të pangrënshme.
Më e rëndësishmja!
Asnjëherë, për asnjë arsye, nuk duhet të vendosim përsëri në frigorifer ushqimin që kemi shkrirë tashmë. Ekziston një rrezik serio. Prandaj duhet të gatuajmë të gjitha sasitë e ushqimit që kemi shkrirë. Një ide e mirë është të ruani pjesë të vogla të ushqimit në frigorifer në mënyrë që të përdorim saktësisht sasinë që nevojitet çdo herë.
Diskutime rreth kësaj post