USAID mbështet fermerët në Malësi të Madhe
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, së bashku me kampin ushtarak amerikan Bonstill në Kosovë mbështetën një grup fermerësh në Malësi të Madhe për fuqizimin e kapaciteteve magazinuese dhe përpunuese për bimët mjeksore.
Malësia e Madhe është zona ku grumbullohet sasia më e madhe e bimëve mjeksore, që eksportohen në SHBA.
“Luis” është grupimi i 25 fermerëve të zonës në Malësin e Madhe, që kanë mjellë 100 hektarë tokë me bimë medicinale. Ky grupim eshte krijuar që në vitin 2010. Kjo është mbështetja e dytë që USAID jep për këta prodhues dhe konkretisht, për ngritjen e magazinës tharëse të bimëve medicinale.
Drejtori i USAID/Albania Marcus Johnson u shpreh se, ” USAID për më shume se 15-vjet ka punuar në disa sektorë të bujqësisë në Shqipëri. Bimët mjeksore, përbëjnë 27 milionë usd, të ardhura çdo vit nga eksportet shqiptare duke dhënë të ardhura edhe për shumë familje të këtyre zonave që merren me këtë aktivitet”. Në veri të Shqipërsë u shpreh ai, llogaritet që 25% e të ardhurave të këtyre familjeve të sigurohen nga prodhimi i bimëve medicinale, ndaj USAID po mbështet këtë sektor të rëndësishëm.
Vitet e fundit, USAID ka dhuruar disa qindra njësi magazinimi në të gjithë Ballkanin, duke mbështetur sfidat e zhvillimit në këtë rajon. /Zeri Amerikes
Diskutime rreth kësaj post