Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të natës së mbrëmshme në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve nga Policia, një sasi eksplozivi është hedhur në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, ku ky i fundit është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
Kujtojmë se Ramazan Muça, gjyshi i Xhisilës foli pak pas arrestimit te Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së.
Gjyshi në një intervistë për mediat tha se nuk ishte në dijeni të problemeve që kishte pasur mbesa e tij, por uroi që djali të dilte nga burgu sa me parë dhe të bashkoheshin me mbesën e tij. /albeu
Diskutime rreth kësaj post