Avokati Çlirim Gjata ka komentuar deklaratat e forta të ambasadores amerikane, Yuri Kim, procesin e reformave dhe punën e organeve të drejtësisë. Ai tha se kryeministri Edi Rama ose nuk do të lejojë fare ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, ose do ta kontrollojë 100% atë.
“Opozita nuk ka as imunitet asgjë, problemi është qeveria. A është i interesuar Edi Rama të bëjë një drejtësi të pavarur që të fusë veten në burg, që të presi një degë peme ku është ulur vetë? Këtë kanë pranuar edhe ndërkombëtarët. Kjo nisi që me krijimin e KLP, që krijoi SPAK-un, dërgoi dosjen në Dibër, nuk shqyrtoi Teatrin, asgjë SPAK-u deri më tani. Kurrë nuk kam dyshuar në qëllimin e mirë të partnerëve ndërkombëtarë, metodat kanë qenë gabim.
Ambasadorja tha, uroj të mos jenë të vërteta fjalët se ka një marrëveshje të fshehtë për dëmtimin e reformës. Për sa i përket qeverisë kemi fakte që po e dëmton. Zoti na ruajt po të gjejmë kryeministrin vesh më vesh duke thënë hajde ta ndryshojmë reformën. Siç na la pa gjykata, Edi Rama po provon ta kapi edhe këtë reformë. Kush janë ata që mund të bëjnë marrëveshje? Qeveria është e interesuar ta kapi dhe kjo provohet nga deklaratat në media, opozitën e keni dëgjuar përveçse të denoncojë shkeljet? Çfarë pushteti ka opozita për të ndërhyrë përveç daljes në rrugë? Çfarë kemi ne në dorë për ta kapur këtë reformë?
Aktet Normative sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të kontrollojë, shkojmë drejt diktatorializmit. Ka vënë Akt Normativ se nëse shkel orarin e qarkullimit me këmbë të heq patentën, ku ka të drejtë të marrë një vendim të tillë?! Nuk ka kush i kontrollon. O do kapë 100% Gjykatën Kushtetuese Rama o s’do bëjë Gjykatë Kushtetuese fare, të njëjtën gjë bëri me Gjykatën e Lartë dhe KLP. Po lirohen të burgosurit, ai ka vënë Avokatin e Shtetit që ka pasur një post politik”, tha Gjata për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post