Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter ku përshëndet arritjen e një marrëveshje për njohjen e dokumenteve respektive nga Kosova dhe Serbia, nën bekimin e Bashkimit Europian.
Pak minuta më parë ishte Borrel ai që dha lajmin e rëndësishëm për dy vendet.
Reagimi Ramës:
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post