Nga Marenglen Kasmi
Sipas këtij urdhri të divizionit I alpin, për çdo ushtar gjerman të vrarë apo plagosur duhej të pushkatoheshin ose vareshin 10 shqiptare.
Një urdhër i komandës gjermane që tregon qartë natyrën e pushtimit si edhe masat që duheshin marrë kundër popullsisë shqiptare, nëse partizanët sulmonin ushtrinë gjermane. Urdhri daton 17 shtator 1943.
Po ashtu, në çdo kamion ushtarak, me të cilin transportoheshin furnizimet e ushtrisë, duhej të merreshin edhe 3-4 shqiptarë, të cilët duhet të ekzekutoheshin menjëherë në vendin e pritës ndaj kamionit.
Duhet të nënvizohet fakti që, ky urdhër është lëshuar vetëm 8 ditë pas pushtimit.
Më poshtë përkthimi i plotë i dokumentit, që është nxjerrë nga arkivi ushtarak gjerman në Freiburg:
“Divizioni I alpin
Ic (oficeri i shtabit për zbulimin – shën. im)
Vendkomanda e divizionit, me 17.9.1943
Drejtuar: kapitenit von Eyb, Korçe
Gjenerali Stettner ka urdhëruar:
për çdo ushtar gjerman të vrarë ose plagosur në ndonjë pritë të organizuar nga banditet; të pushkatohen ose varen në vendin e pritës 10 civilë.
Në çdo kamion me furnizime duhet të transportohen edhe 3-4 civile, të cilët duhet të pushkatohen menjëherë nëse kamioni sulmohet.
Përvoja të kësaj natyre duhet të raportohen në vazhdimësi të Ic i divizionit.
Për komandantin e divizionit
Oficeri i parë i shtabit
Me porosi
(Nënshkrimi)
Toger dhe Ic”
Diskutime rreth kësaj post