Ditën e hënë do të hapet Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër. Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar.
Por përveç tuneleve, Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan.
Ura e fshatit Fshat, në rrugën e re të Arbrit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër dhe është 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë, më e larta në Ballkan, ndërkohë që ura e Vashës është 152 metra e lartë.
Rruga e Arbrit, jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.
Diskutime rreth kësaj post