Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Ura e Kukësit është drejt përfundimit.Siç ka shkruar Rama, ndërtimi i kësaj jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.
“Dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, shkruan Rama në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post