Gjatë finales së mbrëmshme, ‘Vëllai i Madh’ surprizoi Kristin me valle tradicionale shqiptare, kjo pasi si një fëmijë i rritur në Belgjikë gjatë qendrimit në shtëpi, ai u miqësua më shumë me publikun shqiptar.
Gjatë katër muajve në Big Brother Kristi, një nga katër finalistët u ambientua me Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.
Por gjatë suprizës moderatorja, Arbana Osmani, bëri një gafë e cila nuk kaloi pa u vërjetur nga ndjekësit emisionit.
Ajo i tha Kristit se valltarët e Ansamblit Kombëtar kërcyen vallen e Ali Pashës, por në fakt vallatarët kërcyen vallen e Osman Takës.
Mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer fansave, pasi moderatorja në tentaivë për të promovuar një detaj nga kultura dhe tradita e pasur shqiptare, përfundoi duke bërë një gafë e cila u kritikua në rrjet.
Diskutime rreth kësaj post