Universiteti Bujqësor i Tiranës është renditur si universitet më i mirë në Shqipëri për vitin 2017. Lajmi konfirmohet nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë, i cili përmes një studimi nxjerr në pah të dhënat mbi vlerësimet.
Duke u bazuar në performancën akademike të mësimdhënies, kërkimit shkencor, si dhe aktivitetit gjithnjë dhe në rritje të ofrimit të shërbimeve ndaj të tretëve, Universiteti Bujqësor i Tiranes ka shënuar ngritje të ndjeshme në ranglistat rajonale dhe ato botërore, që bëjnë renditjen e universiteteve bazuar në performancën e tyre.
Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore është një ndër organizatat bazë kërkimore në Evropë qepërbëhet nga rreth 126 Qendra dhe Institute kërkimore të shpërndara në të gjithë Spanjën.
“Puna jonë dhe zbatimi i politikave zhvilluese të Universitetit në drejtim të harmonizimit të kurrikulës, përshtatja me risitë më të fundit teknologjike dhe zbatimi i risive me moderne në procesin e mësimdhënies, kanë bërë që të vlerësohemi jo vetëm nga studentët, por edhe nga Institucionet relevante ndërkombëtare të rankimit të universiteteve”, thotë Prof. Dr. Bahri Musabelliu, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post