Pas regjistrimit të fituesve të raundit të dytë nëpër universitete, janë krijuar hapësira për kandidatë të tjerë të cilët do të kenë mundësi të shpallen fitues për shkak të kuotave ende të mbetura bosh.
Viza e kuqe që ndan fituesit me humbësit në një degë në universitete do të lëvizë duke shpallur fitues aq kandidatë sa edhe numri i kuotave të paplotësuara për çdo degë. Më poshtë gjenden kuotat bosh për çdo degë.
Universiteti i Tiranës
Histori 45
Arkeologji 29
Gazetari 43
Gjuhë letërsi 38
Gjeografi 57
Drejtësia 107
Financë 182
Administrim biznesi 240
Informatikë ekonomike 107
Ekonomiks 74
Universiteti i Mjekësisë
Mjekësi e përgjithshme 7
Stomatologjia 40
Farmaci 62
Infermieri 86
Mami 10
Fizioterapi 33
Teknik laboratori 38
Imazheri 37
Logopedi 18
Diskutime rreth kësaj post