Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të PS për ujin dhe energjinë elektrikë, bëri të ditur se është koha të ecin para dhe jo të kthehen pas. Rama pranoi se edhe ai ka të metat e veta, por do të luftojë që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit të tij të vogël.
“Numri i ankesave ishte një llahtar se askush nuk hapte telefonin të dëgjonte. Sot numri ka rënë, e pra kjo është një arsye më shumë që gjithsekush kur mendon se çfarë do bëjmë me 25 prill, pa iu hequr asnjë presje, të ndajë mendjen shumë qartë. Ka kohë të kthehemi mbrapa? Ka hesap Shqipëria të kthehet mbrapa. apo është koha të ecim papushim, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Unë nuk jam i përsosur, nuk jam pa gabime, të metat mi njihni, disa nuk mi njihni. Ama unë jam këtu për të luftuar për të gjithë bashkë, dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e kujtdo fëmije, që të mos dojë të largohet. E nëse largohet të dojë të kthehet pas.”, – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post