Kandidati i PD-së në primare Julian Deda ka reaguar pasi mori vetëm 157 vota në procesin e primareve që u zhvilluar ditën e djeshme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë që e votuan ndërsa ka theksuar se nuk ka rëndësi numri i votave për cilësia e tyre.
Ai tha se kjo ishte gara e parë në PD për të por jo e fundi.
“Une nuk ja dola dot, por keto Primare ishin vertete nje gare e bukur, te cilen e kam shijuar pa fund. Kam takuar aq demokrate sa kisha mundesi, te cilet i falenderoj per fjalet e mira, njekohesisht i kerkoj ndjese atyre qe s’pata mundesi fizike ti shtrengoja doren. Falenderoj gjithashtu te gjithe vezhguesit e mi, qe qendruan deri ne fund te nje procesi te lodhshem. Mirenjohje per kedo qe besoi tek une dhe me ndihmoi ne kete gare historike.
E vertete, dola me shume pak vota, por per mua s’ka rendesi sasia, por cilesia e tyre, arsyeja se pse me kane votuar. Jam i sigurte, qe jane vota bio, vota frymezimi. Askush ne ate parti nuk me ka asnje borxh, asnjerit nuk i eshte kerkuar me ngulm, askujt nuk i eshte thene “votojeni Julin se ashtu eshte puna”, pra jane vota pa interes. Jane thjeshte vota zemre. Per kete jam shume mirenjohes.
Une besoj se nuk ju kam zhgenjyer, jam munduar ti jap bukuri, vertetesi, sinqeritet, dhe fryme gares, duke ofruar personin tim si alternative. Une, perveç familjes, nuk kam asnje pasuri tjeter, vetem veten time, keshtu siç jam. Besoj te me keni kuptuar. Nje gje eshte e sigurte, kjo ishte gara ime e pare, por kurrsesi e fundit.
Megjithate beteja vazhdon, ajo mbaron me 14 Maj, diten kur ne do triumfojme kunder modelit me te shemtuar politik te vendit.
Edhe nje here shume faleminderit per gjithçka.
Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme Primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Pas një gare të fortë në Tiranë, kandidati që mori më shumë vota ishte Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe për këtë arsye gara shkon në raundin dytë.”_tha ai.
Diskutime rreth kësaj post