Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkëmbyer disa batuat teksa ka inspektuar procesin e vaksinimit të edukatoreve në Shijak.
Ai tha se nesër fillon vaksinimi masiv, ndërkohë që një prej qytetarëve i tha se është demokrat dhe do e votojë Edi Ramën.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Unë jam demokrat, do votoj për ju.
Edi Rama: Demokrat je ti?
Edi Rama: E bëtë? Kujdes disa ditë sa të krijohen antitrupat, edhe do të jeni më të qeta. Tani do fillojmë nesër intensivisht edhe për prindërit, vjehrrën, vjehrrin. Për të gjithë. Do të shpëtoni, nesër intensivisht për të gjitha moshat më të larta, vjehrrat do i keni top në shtëpi.
Diskutime rreth kësaj post