Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp, ka premtuar “ndezjen” e javës së fundit të fushatës zgjedhore. Meta tha se këtë javë do të tregojë me fakte sesi funksionin skema e “patronazhistëve”.
Poashtu, kreu i shtetit kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të kenë sjellje model më 25 prill, duke shtuar se sytë e të gjithë botës do të jenë në Shqipëri, ndaj duhet të provojmë se jemi komb shqiponjash.
“Do të sjellim prova konkrete, sesi funksionon Gestapoja. Nëse poston në gjë që s’të pëlqen për qeverinë. Kur ke një problem, ta mbyllin rrugën në mënyrë të paligjshme, dhe të kërkojnë që të ndryshosh krah. Do ketë prova për këtë. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë,” tha Meta.
Keni prova apo emra që po tentojnë të cënojnë sistemin zgjedhor? Nëse zgjedhjet e 25 prillit do e dekretoni Ramën?
Meta: Do ta diskutojmë pas zgjedheve. Kemi bërë shumë padi në Prokurori, po bashkëpunojmë edhe ndërkombëtare. Do të keni edhe shumë padi të tjera. Kjo çështja e të dhënave është skandaloze. Do të sjellim prova konkrete, sesi funksionon Gestapoja. Nëse poston në gjë që s’të pëlqen për qeverinë. Kur ke një problem, ta mbyllin rrugën në mënyrë të paligjshme, dhe të kërkojnë që të ndryshosh krah. Do ketë prova për këtë. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë. Të gjithë të barabartë para ligjit. Sytë e botës do të jenë në Shqipëri, i ftoj të gjithë të tregojnë qytetari.
Postimi i sotëm, do angazhoheni në fushatë…?
Meta: Presidenti ka vetëm një fushatë mbrojtjen e Kushtetës. Do t’ju faktoj si është ndërtuar një rrjet dhunues e mafioz duke u bërë presion dhe shantazh. Do vij me fakte, siç ka thënë që aferta e iceneratorëve, duhet të marrë fund në këtë vend pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit. Dhe do të marrë fund.
Deklarata për flijimin e fëmijëve, kë keni armik?
Meta: Të jeni të sigurtë demokracia nuk bëhet kurban më 25 prill. Do tregojmë që jemi popull shqiponjash. Unë e mbaj fjalën.
Diskutime rreth kësaj post