Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ishte pjesë e emisionit humoristik ‘Klanifornia’. Aktori Albano Bogdo, në rolin e Gilbert Fevziut, tha se nuk është si gazetarët apo moderatorët e tjerë që kryeministri mund ta ndërpresë kur të dojë. Ai tha me batutë se nëse do të flasë më shumë , Rama duhet të paguajë lekë.
Pjesë nga intervista:
Gilbert Fevziu: Mirëmbrëma zoti Rama, mirë se vini. Më dëgjo me vëmendje se lart e poshtë në çdo studio del fillon flet ti dhe ndërpret moderatorin, të ftuarit. Me mua nuk ka nga këto gjëra vëlla. Me mua, unë rezervoj të drejtën të të ndërpres kur të dua unë se është emisioni im, në rregull. Nëse do të flasësh më shumë duhet të paguash lekë, këtu paguajnë monedha ari njerëzit.
Edi Rama: Po si vajti kjo punë që Fevziu i vërtetë mbeti për të shtunën në darkë, kurse një Fevzi i rremë, pa flokë ka zaptuar gjithë javën.
Gilbert Fevziu: O shyqyr o perëndi e madhe që e kuptoi njëri.
Edi Rama: Ore çfarë të kanë bërë, si të kanë kapur? Ku të kanë kapur? Je i kapur, si je kapur?
Gilbert Fevziu: Nuk jam i kapur jam më i vogli i fisit. E kemi kështu respektojmë këto të moshës. Është më i madh ai dhe duket se i kanë rënë flokët. Plus që është fiksuar Sandri me të, i pëlqen më shumë, i duket më i aftë ai se unë. Çfarë t’i bëj unë Sandrit? Të më heqë nga puna?
Diskutime rreth kësaj post