Sali Berisha është i bindur se PD do të fitojë zgjedhjet në 2025 ashtu si edhe kombëtarja e futbollit po fiton ndeshjet. “Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet në 2025-ën. Pa diskutim, do të fitojë zgjedhjet”, tha ai.
Duke bashkëbiseduar me gazetarët, Berisha pranoi se ka pasur propozime nga deputetët për të themeluar një parti të re për shkak të konfliktit për vulën, por kundërshtoi diçka të tillë.
“Ekzistojnë mendime që përkarshi bllokimit, plaçkitjes së vulës dhe logos nga Rama, partia Demokratike mund të gjejë modalitete të tjera ligjore. Normale si diskutim.
Por mendimi im është ky, që përpara një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet. Ne do të bëjmë një luftë deri në fund me Ramën, që kërkon që të mbajë peng logon tonë me “Lul Pengun” dhe AliBashën, por e drejta është me ne” tha ai.
“Unë ndjek ato që kam deklaruar. Rikthimi i Sali Berishës është realitet jashtëzakonisht i veçantë, gëzohem shumë që po rikthehet edhe kombëtarja jonë. Gëzohem. Rikthimet janë rigjallërime” u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post