Presidenti i zgjedhur Donald Trump pasi foli pa doreza për Fidel Kastron, që e quajti diktator brutal, i ka lëshuar një ultimatum vëllait të tij që drejton Kubën, Raul Kastros.
“Do t’i jap fund marrëveshjes me Kubën, nëse kjo e fundit nuk do të përmirësojë marrëdhënien në interes të popullit kuban dhe kubano-amerikanëve që jetojnë në SHBA”, ka shkruajtur Trump në Tëitter.
Edhe gjatë fushatës Trump nuk e kishte fshehur se kishte qëllim prishjen e marrëdhënieve me Kubën, që u inauguruan pak muaj më parë nga administrata Obama pas vitesh të tëra izolimi.
Analistët ndërkohë shohin përpara, drejt 2018-të kur Kastro do të largohet nga pushteti.
“Vetëm atëherë do të kuptohet nëse ndryshimet në Kubë janë substanciale dhe përfundimtare”, thotë Jorge Duany, drejtor i Institutit të Kërkimit mbi Kubën, në Universitetin e Floridas.
Trump tashmë e tha fjalën e tij, dhe i ngelet Kastros të tregojë se si do të jetë e ardhmja e vendit.
Diskutime rreth kësaj post