Britania ka filluar përpjekjet për të hequr të gjithë njerëzit e saj nga Afganistani para datës 31 gusht. The Guardian shkruan se kjo gjë ka ardhur pas paralajmërimeve të sotme nga talebanët se nëse trupat e huaja do të qendrojnë pas 31 gushtit do të ketë probleme. Duke folur me deputetët nga Kabuli, ambasadori i Britanisë në Afganistan, Laurie Bristoë tha se përpjekja për të mbajtur aeroportin e Kabulit më gjatë do të ishte e mbushur me rrezik.
“Sinjalizimi që po shohim nga talebanët, përfshirë sot më herët, është pa kompromis, ata duan që operacioni të përfundojë deri në fund të muajit. Kështu që unë mendoj, që nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj do të përpiqeshin të vazhdonin përtej kësaj date, atëherë ekziston rreziku që te jetë një mjedis shumë i pakëndshëm”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post