Analistët, Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë mbajtur qëndrime të kundërta në Euroneës Albania, lidhur me me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas apelit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim për të mos kandiduar për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, persona të inkriminuar.
Analisti Baton Haxhiu replikoi me Andi Bushatin duke thënë se në përgjithësi filtrin duhet ta bënte prokuroria dhe jo partia. Sipas tij nuk duhet t’i kërkohet përgjegjësia udhëheqësit politik për listat e kandidimit.
“Gabimet e viteve 90’ nuk mund të merren si gabime kriminale, ato kanë ardhur nga varfëria nga gjëra që s’i kanë përjetuar më parë,” u shpreh Haxhiu, dukshëm në padijeni të akuzave të përmendura ndaj ish-deputetëve të shumicës socialiste.
“Unë e pranoj që mund të ketë një rastësi, që të të ndodhë një herë, por kur i ke në një mandat ke dhe Ndokën dhe Prengën dhe Kajmakun dhe Valdrinin dhe Elvis Rroshin, kjo s’është më rastësi, por filozofi kriminale e promovimit të krimit,” replikoi Bushati duke nënkuptuar se të gjithë këta persona të promovuar nga Partia Socialiste kishin të shkuar të inkriminuar.
Diskutime rreth kësaj post