Analisti dhe profesori Erlis Çela ka komentuar akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj policisë. Çela u shpreh se Kryeministri ka marrë përsipër shumë gjëra tani do mbledh edhe kryepleqtë e fshatrave, kërkon të shkarkojë gabimet te oficerë të vegjël.
“Kryeministri ka marrë përsipër shumë gjëra tani do mbledh edhe kryepleqtë e fshatrave, kërkon të shkarkojë gabimet te oficerë të vegjël. Shembulli që kryeministri dha nuk qëndron pasi ai ka mbrojtur njerëz që janë arrestuar për një faturë dritash. Gjuha e kryeministrit ishte sikur ishte në një mbledhje partie pasi ai nuk mund ti drejtohej ashtu kryetarëve të bashkive.
Ai kërkon ta shkarkojë Tushen që të pastrohet nga politika pasi ai flet për mandatin e tretë të kryebashkiakëve të cilët sa e kanë fituar mandatin. Ai është lider autoritar dhe kontrollues pasi kemi një pushtet në nevil të centralizimit”, – u shpreh Çela.
Diskutime rreth kësaj post