Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ulsi Manja thotë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë të lira dhe të ndershme. Sipas tij presidenti Meta të mbajë premtimin që u ka bërë shqiptarëve, të japë dorëheqjen, nëse Rama fiton në 25 prill.
Deklarata e Manjas:
“Pse nuk e ka ngritur këtë shqetësim Partia Demokratike? Sepse e njeh sistemin zgjedhor. Votohet me kartë identiteti, me pasaportë biometrike. Këto karta do të duhet të lidhen me gjurmën e gishtit. Ndryshe nuk hapet sistemi. Presidenti i republikës të mbajë premtimin që u ka bërë shqiptarëve, të japë dorëheqjen, nëse Rama fiton në 25 prill. Rama do t’i fitojë zgjedhjet, do të jetë totalisht të ndershme.
Sjellja e tij sot, nga pikëpamja kushtetuese tregon se është funksionit të tij.”-tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post