Në një deklaratë për mediat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar se asnjë çështje që po hetohet nga SPAK, nuk do të jetë pjesë e çështjeve që do të përfitojnë për shkak të amnistisë penale.
Pas vendimeve të qeverisë, Manja tha se nuk do të ketë falje as për krimet që lidhen me nderin dhe dinjitetin, apo dhunën në familje.
“Po ju sqaroj projektligjin që pritet të kalojë nesër në Kuvend për votim. Duhet të sqarojmë amnistinë nga dënimi apo mbi ndjekjen penale. Flitet për lëndë dhe çështje që janë në duart e prokurorisë, ose janë pa u gjykuar nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka amnisti penale për asnjë nga veprat që po hetohet në SPAK.
Duhet të jem i qartë. Amnisti mbi ndjekjen penale ka mbi veprat që janë në duart e prokurorisë dhe dënohen deri në 2 vite burg, për kundravatjen penale. Por ka dhe përjashtime. S’do të amnistohen veprat që kanë të bëjnë me nderin, apo dinjitetin dhe dhunën në familje apo mbi bazë gjinore. Amnistia ka disa parime mbi të cilat bazohet. Një nga parimet kryesore është parimi i mbrojtjes së interesit publik”, tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post