Policia ka mundur të lejojë prishjen e shtëpive të banorëve të Bregut të Lumit në Tiranë pas përplasjes disa ditore.
FNSH i është drejtuar sot zonës me përforcime duke u përplasur me banorët, të cilët po rezistojnë ndaj këtij vendimi.
Gjatë aksionit, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj banorëve që mbronin shtëpiat e tyre, ndërsa këta të fundit i akuzojnë forcat e rendit për dhunë kafshërore ndaj tyre.
Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të zonës së Bregut të Lumit, që protestuan ditën e djeshme, kunder vendimit per shembjen e banesave qe preken nga zgjatimi i Bulevardit të ri. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post