Ukraina zgjeron embargon kundër produkteve ruse
Ukraina i ka shtuar më shumë se 70 produkte listës së mallrave ruse tashmë të ndaluara në vend, njoftoi sot kryeministri ukrainas, Arseni Iatseniouk, në një fazë të re të mosmarrëveshjeve tregtare midis dy vendeve.
“Ne do të vijojmë të mbrojmë tregun tonë të brendshëm”, paralajmëroi ai.
Ai saktësoi se kjo valë e re masash u ndërmor si kundërpërgjigje ndaj agresionit ekonomik rus.
Rusia ka vendosur, prej fillimit të vitit 2016, një embargo ushqimore ndaj produkteve ukrainase
Diskutime rreth kësaj post