Ukraina ka njoftuar se do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Ukraina aktualisht ka rreth 40 paqeruajtës në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it. Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, në mars pati nënshkruar urdhrin që të gjitha misionet të kthehen në shtëpi për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.
“Mund ta konfirmojmë këtë njoftim. Kjo është në përputhje me dekretin e Presidentit Zelensky të lëshuar në mars, pas pushtimit rus të Ukrainës. Falënderojmë trupat ukrainase për kontributin e tyre të rëndësishëm në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO gjatë shumë viteve
Ukraina ka qenë një kontribues i vlefshëm në misionin tonë paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-t në vitin 1999. Ne mirëpresim kontributet e kahershme të vendit në përpjekjet tona të përditshme në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha zyrtari i KFOR-it.
Megjithatë, se a ndikon kjo në misionin e KFOR-it, ky zyrtar i ka thënë Gazetës Express se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO mbetet i përgatitur për të përmbushur rolin e tij dhe për të kryer mandatin e tij të OKB-së.
Diskutime rreth kësaj post