Në kohët e sotme, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz.
Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare.
Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera.
Ujë me gaz apo ujë natyral.
Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni.
Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz.
Uji natyral është thjesht ujë.
Efektet e dioksidit të karbonit
Një herë e një kohë, besohej që dioksidi i karbonit kufizon thithjen e kalciumit nga kockat.
Megjithatë studime të reja kanë treguar që është kafeina dhe jo dioksidi i karbonit, ajo që kryen këtë proces të dëmshëm për kockat.
Por pirja e ujit me gaz nuk është e njëjtë me pirjen e një lëngu tjetër të gazuar.
Këto lëngje përmbajnë sasi të mëdha të fosfatit, kafeinës dhe sheqerit. Uji me gaz nuk ka fosfate apo kimikate të shtuara, as kafeinë dhe as sheqer.
Uji i gazuar dhe pasojat tek dhëmbët
Siç e thamë edhe më lart, dikur besohej që të gjitha lëngjet dhe pijet e gazuara thithin kalciumin nga kockat dhe dëmtojnë dhëmbët.
Por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë.
Vetëm pijet e gazuara me sheqer kanë një impakt në reduktimin e kalciumit nga kockat.
Uji me gaz mund të ketë pak më shumë aciditet se uji natyral por nuk mjafton për të dëmtuar kockat dhe dhëmbët.
Një studim i publikuar zbuloi që uji me gaz kishte një efekt gërryes më të lartë se sa uji natyral, por ky efekt ishte 100% më i ulët në krahasim me pijet e sheqerosura të gazuara.
Megjithatë, uji i gazuar ka edhe disavantazhe, sidomos sa i përket shëndetit të dhëmbëve.
Pijet me gaz në përgjithësi prishin pH-në e gojës dhe ekuilibrat e mineraleve të dhëmbëve dhe ato tek pështyma.
Një gjë e tillë nxit gërryerjen e enamelit të dhëmbëve.
Pirja e vazhdueshme e ujit me gaz apo lëngjeve të tjera të gazuara do të nxisë rënien dhe prishjen e dhëmbëve.
Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që pijet me gaz të përdoren me kujdes. /AgroWeb.org
Diskutime rreth kësaj post