Studimet dhe shkrimet ufollogjike qenë të përhapura mjaft në botën jashtë vendit tonë të izoluar.
Në Shqipëri kishin depërtuar disa lloje filmash të rrallë, por dhe në këtë izolim,shteti mbante në vëmendje UFO-logjine. Studimet dhe dosjët e hapura për këtë fenomen në Shqipëri , ruheshin nën siglen “ Top secret ”. Sigurimi i Shtetit, kishte caktuar personel të specilizuar për hetimet e fenomeneve të ndryshme të dyshuara ufollogjike. Pas shumë viteve, rreth këtij problemi na sjell dëshmi të ralla Ben Shehu, me librin e tijë “ Ata nuk duhet ta dinë”.
Është një roman hibrid ku ngjarjet reale të kërkimeve të fenomenit të UFO-ve në Shqipëri ndërthuren me aksionin e përbashket fillimisht të policive sekrete ruse dhe shqiptare, respektivisht KGB dhe Sigurimi i Shtetit. Dhe më pas kur mes tyre ndodh edhe përplasja e fshehjes së sekreteve mes këtyre shërbimeve deri tek UFO-t . Autori i librit është bazuar në dokumente të rëna në dorë rastësisht nga një bllok shënimesh tip ditari, të gjetur në kasafortën e babait te tijë në shtepi, pas vdekjes, i cili kishte bërë pjesë në nomeklaturën e oficerëve madhorë të Sigurimit të Shtetit.
Materialet e gjendura janë dorëzuar. Pas botimit të librit në kontaktin me të afërmit familirë të autorit Ben Shehu,pasi autori ndodhet prej vitesh në emigracion, kërkova mos më mundësonin ndonjë material më konkret për guret e themelit jetësor që kanë qënë si të thuash brumi i gatuar për shkrimin e romanit të parë në këtë zhanërr letrar. Pas disa javësh më sollen foto me email të dy fleteve dokumentare të mbetur nga blloku i vjetër i shënimeve enigmatike të oficerit. Fletë me një shkrim të imët. Mezi të lexueshme nga vjetërsija e letrës.
Nga kjo për shume arësye e pashë si më komode tu referohem faqeve të librit. Madje në një kapitull të fillimit, kur në kufi me shtetin jugosllav në zonën e Kukësit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, autori paraqet një detaj bisede me oficerin vëndas dhe Kolonelin Sovietik të KGB-së në Shqipëri, i cili i spiegon oficerit protagonist të romanit se në B. S është ngritur një grup shkencëtarësh dhe arkeologësh që varen direkt nga KGB-ja e cila përgjigjej për të financuar kërkimet. Madje oficeri shqiptar mëson nga koloneli se KGB kishte një interesim të madh për arkeologjnë misterioze dhe se një nga personat më me famë i kesaj arkeologjje ishte një amerikan, Zacharia Sitchin.
Një mbrojtës i teorisë së astronautëve të antikitetit. Teori që presupozon që qytetërimet antike kanë patur kontakte me qyteterimet jashtëtokësore. Madje Koloneli i ben me dije oficerit te ri shqiptar se shërbimet ruse kanë informacion se në një raport te FBI- së vitit 1947, është konfirmuar se në Shqipëri ka pasur vizita alienësh. Koloneli rus me emrin Vlaimir i thekson kolegut shqiptar se bëhej fjalë për në malin e HekuraveAutori Ben Shehu, në romanin ” Ata nuk duhet ta dinë” trajton shumë aspekte të ardhjes së UFO-ve dhe zbritjes së alienëve në disa zona të Shqipërisë si në Skrapar, Kukës, Kavajë, Mirditë dhe Vlorë.
Eshtë e habitshme mënyra e bashkërendimit të ngjarjeve me alienë dhe me veprimet e oficerëve të Ministrisë së Brendshme në vitet 1959-1960, gjëra që koordinojnë me njoftimin e fragmentit për Cërrikun kur flitet për mashtrimin që iu bë banorëve të atij qyteti të vogël. Në këtë arst të dyshimtë atyre u është thënë se objekti fluturues nuk ishte ashtu siç mendonin ata por një “aeroplan i tipit të ri i hedhur në ajër nga Shqipëria”.
Ylli Baro : Ngjarja misterioze e rënjes së avionit në Tomorr është e vertetë
Ylli Bare, detar , me profesion kapiten anije ka shkruar rreth 5 libra me tregime të ndryshme. Është me origjinë nga Skrapari. Ka një përvoje të gjatë në det, pasi ka lundruar në të gjitha detrat e botës. Tashmë këtë periudhë ai po derdh në fletë përvojën e tijë jetesore. Ai thotë, pasi ka lexuar romanin, se një nga episode e romanit të Benit ku flitet për aksidentin e avionit MIG në Skrapar ka ndodhur vërtetë: “ Për atë periudhë kanë folur shpesh prinderit e mi që banonin në Skrapar dhe që e kanë përjetuar rastin pasi pas rënjes se avionit luftarak dhe humbjes së jetës nga piloti kanë vdekur edhe personat që kanë qënë në afërsi nga sëmundje të paspiegueshme.
Ndersa avioni as kishte qënë me difekt, dhe nuk ishte goditur me predhë”. Baro thotë se qe përhapur si lajm i turbullt se avionic ishte goditur nga arme sekrete të Natos nga Greqija. Për këtë Baro ka dhënë edhe një intervistë televizive kur u botua romani. Po çfarë shkruan Ben Shehu për këtë episod? Në shkrim vërehet se oficerët e shërbimeve inteligjente për avionin e rënë në malin e Tomorrit kanë konstatuar se nuk ka pasur asnje shkelje të kufirit ajror të Republikes atë ditë. Po njerëzit kanë parë një objekt të dyshimtë. Dhe ata që kanë qënë në afërsi kanë humbur jetën me simptomat e të sëmureve në Hiroshima. Në momentet e asgjësimit të avionit është konstatuar se piloti i rënë viktimë ka komunikuar me kullën e kontrollit të aeroportit ushtarak të Kuçovës .Ai ka qënë i paqartë se çtip objekti po shihte dhe që po e shqetësonte. Pasi kishte marre urdhër të hapte zjarr, pas pak sekondash ay kishte humbur komunikimin përfundimisht. Kur u bënë analizat e shkaqeve te renjes se avionit rezultoi se “ Kabina ishte prerë terthorazi si me thikë. Prerja e pastër kishte vijuar me tubat, fijet elektrike, një pjesë sedilje dhe kishte vijuar si prerje në krahun e avionit te depozita e karburantit”.
Ufologjia, përparësi e letërsisë së re dokumentare në Durrës
Para disa viteve në Durrës kishte parë driten e botimit libri “Zgjidhja e një misteri” e kapiten Përparim Zaimit. Me Ben Shehun tashme ky numer shkon në dy libra mbi këtë fenomen misterioz, përherë në hulumtim. Nisur nga referimet e bëra për romanin triller “Ata nuk duhet ta dinë” po hedhim një vështrim të shkurtër në formë bararbitjeje mes këtij romani dhe librit “Zgjidhja e një misteri” e kapiten Përparim Zaimit. Lidhur me këtë , po i referohemi Inxh. Fatmir Mingulit, studjues dhe kritik i njohur arti në Durrës i cili më njohu me faqen e ditarit. Ai thekson se trajtimit të fenomenit UFO-ve iu shtua dhe një roman i durrsakut Ben Shehu, roman që qarkullon nëpër librari që nga viti i kaluar. Kështu që ky roman “shoqëron” librin e kapiten Përparim Zaimit me titull” Zgjidhja e një misteri”, libër i botuar në vitin 2011.
Krahasuar menjeri tjetrin janë dy libra , që sipas Mingulit, në mënyrë të pavarur plotësojnë shumë njeri tjetrin. Pa dyshim që këta dy libra ndryshojnë shumë njeri nga tjetri jo vetëm si gjini. Libri ” Zgjidhja e një misteri” është një libër studimor, me baza shkencore, ndërsa romani “Ata nuk duhet ta dinë” është një triller por i mbushur plot me fakte që rrjedhin nga informacione apo dokumentacione të pasura. Dihen tashmë debatet dhe hamendësimet që ekzistojnë për fenomenin UFO në mbarë botën, prandaj librat e dy durrsakëve përveç rastësisë në anën teorike, duke botuar jo vetëm në gjini të ndryshme por edhe në kohë të ndryshme, rreth pesë vjet diferencë, patjetër që kanë anë të përbashkëta.
Këto të përbashkëta janë faktet e njohura në botë për konstatimin e UFO- eve por edhe të fakteve që kanë ndodhur në Shqipëri. Në gazetën “Bulevard” të datës 8 dhjetor 2015 gjejmë një artikull me titull” 7 misteret më të çuditshme që ndodhën në Shqipëri” ku po japim dy fragmente që pohojnë dukjen e disqeve fluturuese në Shqipëri.
Informacioni i parë.”Cërrik, dy orë nën vëzhgimin e një disku në 1993″
Banorë të qytetit të Cërrikut panë për reth dy orë një objekt fluturues të rallë, të cilën e identifikuan si UFO. Për dy orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetésonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 22.00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmendën një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëhere debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.”
Informacioni i dytë: Disku fluturues në Roskovec
Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kurreshtarë. Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit. Qyteza, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi rreth e qark u zhyt në errësirë dhe ciklon.” Qielli u errësua, pemët janë lëkundur doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardhë në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë , ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë.
Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berat, madje dhe të huaj nga Hollanda. Por deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë”. Duke lexuar këto fragmente, pa tjetër që dy autorët durrsakë marrin vlera të veçanta në lëmin e fenomenologjisë së UFO-ve. Kapiten Zaimi e trajtoi në rrugë shkencore dhe me shumë dokumentacione të ndryshme, kryesisht me ngjarjet në malin e Tomorrit, duke e shoqëruar librin me referime nga literatura e huaj dhe me kompozime hartash. Një pjesë e këtyre hartave sjellin krahasime të gjeometrive yjore në hapësirë dhe të gjeometrive tokësore. Për aq më tepër libri “Zgjidhja e një misteri” sjell edhe referime nga librat e shenjtë si Bibla dhe Kurani.Minguli thekson se “ Të dy autorët durrsakë janë dy kontribues potencialë në shkencën e ufologjisë, janë dy pika referimi edhe për studjues të tjerë që shfaqin interes për objektet fluturuese të paidentifikuara”.
Enigmat UFO-ze që pjellin enigma
Enigmat në këto lloje rastesh gjithsesi janë ose mbeten të hapura. Enigma e ditarit të oficerit të shërbimeve, enigma e ngjarjeve të ndodhura. Sa më shumë të thellohesh për të bërë zbardhjen e tyre, zhytesh në enigma të tjera më të thella. Më misterioze. Me sa duket për këtë, shkrimtari i ri Ben Shehu, siç dhe e vlerëson Minguli, që ka ditur të ndërthurë fantazinë letrare me ngjarje krejtësisht reale në Shqipëri, pregatitet për të te dalë me një volum të ri. Dhe në këtë rast nuk dihet se çfarë enigmash të vjetra do të zgjidhe nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, apo do të krijojë enigma të reja edhe më të mëdha, më të komplikuara, më UFO-ze…Mbase kanë mbetur faqe të pazbardhura të ditarit enigmatik. Që sidoqoftë do të krijojne enigma të reja. Dhe nuk duhet harruar një fakt real. Përveç ditarit enigmatik, autori mund të ketë degjuar shumë e më shumë sekrete të rëndomta, kur ishte fëmijë, në mjediset e banesës së vet nga bisedat që bënin kolegët e të atit, mbasi është rritur në një mjedis familiar ku babai i tijë ishte funksionar madhor i Sigurimit të Shtetit dhe kishte lidhje familiare me Fushenë e periudhës socialiste Kadri Hazbiun…Dokumenti i parë për UFO- t në Shqipëri është ditari i Heroit te popullit Mihal Grameno. Në librin e tij Kryengritja Shqiptare, kujtime rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno shkruan: “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk”.Raporti i datës 18 Korrik 1947 i Agjencisë Federale të Hetimeve (FBI) thekson: “Disqe fluturuese janë parë në Mexico City, Neë Orleans, Halifax, Neëfoundland, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”./Shqiptarja.com/
Diskutime rreth kësaj post