Përveç përcaktimit të grupeve të Champions-it, UEFA, në ceremoninë e mbajtur në Stamboll, zgjodhi edhe më të mirët e vitit për sezonin 2020/21. Çmimi i lojtarit më të mirë të vitit është fituar nga mesfushori italian i Chelsea, Jorginho,
Mesfushori italian ishte në garë për çmimin me dy yje të tjerë si Kante dhe Kevin De Bruyne. 29-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik, duke fituar Ligën e Kampionëve, ku në finale skuadra e tij e Chelsea, mposhti Manchester City me rezultatin 1-0.
Trajneri i Chelsea-s, Thomas Tuchel, është shpallur fituesi i trofeut të “Trajnerit të Vitit”, falë udhëtimit triumfues të tij në Ligën e Kampioneve me blutë londinezë.
Ai është shpallur fitues duke lënë pas krahëve Roberto Mancini, i cili me Italinë fitoi Europanin këtë verë, një sukses që nuk mjaftoi për të siguruar majën e podiumit. Ashtu siç pritej, në vendin e tretë, u rendit Pep Guardiola, i cili çoi Manchester Cityn deri në finalen e Ligës së Kampioneve.
Duke nisur nga porta, fitues u shpall portieri i Chelsea, Eduard Mendy, i cili bëri një performancë fantastike me blutë sezonin e kaluar. Në mbrojtje u zgjodh lojtari i Manchester City, Ruben Dias.
Në mesfushë, Ngolo Kante mposhti konkurrencën e kundërshtarëve duke u zgjedhur futbollisti më i mirë për sezonin që lamë pas në këtë repart, ndërsa sulmuesi më i mirë u zgjodh Erling Haland i Borussi Dortmund.
Diskutime rreth kësaj post