Përshëndetja me stilin ushtarak pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë të premten dhe përsëritja e të njëjtit xhest të hënën mund ti kushtojë shtrenjtë kombëtares së futbollit të Turqisë.
UEFA ka hapur një hetim për këtë ngjarje dhe thotë se nuk do të japë informacione deri në daljen e raportit përfundimtar.
Futbollistët turk e pranuar se përshëndetja ushtarake shkonte për ushtarët turq që po luftojnë në veriun e Sirisë. Por veprime të tilla politike janë të ndaluara nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.
Nëse UEFA konstaton se veprimi do të konsiderohet provokim politik atëherë, Turqia mund të skualifikohet nga gara për EURO 2020. Kjo do të thotë një shans për tu kualifikuar për Shqipërinë.
Aktualisht Turqia është në krye të grupit H me pikë të barabarta me Francën, 19 secila. Nëse Turqia skualifikohet atëherë pikët e fituara nga takimet me të zerohen kështu që Islanda dhe Shqipëria do të jenë në kuotë të njëjtë pikësh me 12 secila. Ndërkohë Islandës do ti mbetej vetëm një ndeshje për të luajtur, kundër Moldavisë ndërsa Shqipëria ka edhe dy takime, me Andorrën dhe Francën. Në rast të një fitoreje të Islandës me Moldavinë, Shqipërisë i duhen minimumi 4 në dy takimet e mbetura për tu kualifikuar.
Gjithsesi kjo situatë është ende në kushte hipotetike për sa kohë UEFA nuk është shprehur akoma. Duhet marrë parasysh që kjo situatë zhvillohet në kushte tepër të tensionuara pas sulmeve ushtarake të Turqisë të cilës i janë bërë thirrje të vazhdueshme nga SHBA dhe BE për një armëpushim./ Opinion
Diskutime rreth kësaj post