Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur që të pranojë kërkesën e inspektorëve për të dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim dhe me një milion euro gjobë, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.
Kërkesa e inspektorëve u bë në datë 7 shkurt, në 24 mars u zhvillua seanca dëgjimore në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e Skënderbeut, ndërsa sot është zbardhur vendimi. Tashmë shpresa e vetme e Skënderbeut është CAS, Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Ekipin shqiptar e pret një rrugë e vështirë përpara për të pastruar imazhin.
Vendimi i UEFA-s hap garën në kampionatin shqiptar, pasi të gjithë ekipet do të luftojnë për vendin e dytë, që të dërgon automatikisht në Champions League, pasi Skënderbeu, pavarësisht se mund të fitojë titullin kampion nuk do të ketë të drejtë që të marrë pjesë në garat në Europë.
Diskutime rreth kësaj post