Studentja që udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara, për ta befasuar të dashurin aktor që punon në Britani të Madhe, insiston se ende janë bashkë dhe lidhja e tyre është e fortë, megjithëse takimi i papritshëm, të gjithëve iu la përshtypje tjetër. Cara Corrigan e kishte bindur Paul Stirrat se është në Floridë, teksa ai ndodhej në Rotherham, ku luan role pantomime në teatër, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, ajo kishte kontaktuar me kolegët dhe nënë e tij, për ta përgatitur planin sekret, që ta zë në befasi. Në momentin që i kërkuan të dilte jashtë, mbeti i shtangur kur iu shfaq e dashura, duke lënë përshtypjen se po fshehë diçka dhe të gjithë menduan se e ka një të dashur tjetër.
“Gjithçka është në rregull dhe ne jemi bashkë, ai nuk e ka pasur tjetrën”, ka thënë Corrigan që studion në degën e aktrimit.
Madje, ajo ka insistuar se janë së bashku për pushime në Shtetet e Bashkuara, ndërsa edhe sikur ta kishte tjetrën, nuk do t’i pengonte sepse ajo vetëm mund të behët xheloze për lidhjen e tyre.
Video:
Diskutime rreth kësaj post